Vrasësi i kryeministrit serb Zoran Gjingjic jeton në Kroaci dhe është i ndërlidhur me pjesëtarët e mafias italiane, e cila e ka nën mbrojtje.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kroate, te cilat i referohen burimeve pranë Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.

“Millosh Simonovic, vrasës i Gjingjic, është i lidhur me bosë të nëntokës kroate dhe është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarë të mafias italiane”, kanë deklaruar burimet.

Simonovic, anëtar i klanit të Zemunit, është dënuar me 40 vjet burgim për vrasjen e Zoran Gjingjic dhe krime tjera.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Snezhana Mallovic ka deklaruar se për të gjithë pjesëtarët e arratisur të klanit të Zemunit, Interpoli ka lëshuar fletarrest.

Top Channel