Bashkia e Beratit dhe deputetët socialistë, Erion Brace dhe Ermonela Felaj protestuan për atë që e quajtën, “përpjekje të qeverisë për të ndërprerë financimet e Bankës Botërore për qytetin e Beratit duke i adresuar këto fonde për Qarkun e Shkodrës”.
Bëhet fjalë për një shumë prej 75.780.00 lekë. “Megjithese kane kaluar dy muaj nga tenderi, procedura ka ngelur e pezulluar. Mesuam se keto fonde do kalojne per situaten e permbytjeve ne Shkoder, shprehet kryebashkiaku i Beratit.
Ndersa deputeti Erion Brace shton: “Per shkak te urrejtjes qe Berisha ka per qytetaret e qarkut te Beratit qe nuk e votojne prej 20 vitesh dhe vazhdojne ta ndeshkojne gjate 20 viteve, pikerisht per kete ai ndermerr te tilla veprime ndaj banoreve te qarkut te Beratit”.
I njejti fenomen duket se ka prekur edhe bashkine e Korces. Behet fjale per nje financim per ndertimin e zones kembesore qe financohet nga Banka Boterore. Kryebashkiaku Niko Peleshi ka protestuar sepse fondi eshte vendosur t’i kalohet qytetit te Kukesit. “Papritur vjen nje kerkese nga qeveria ndaj BB-se per te rialokuar keto finde ne veri. I bej thirrje qeverise qe problemin e shkaktuar ne Shkoder te mos kerkoje ta zgjidhe duke kerkuar te shkaktoje nje tjeter problem ne qender te Korces”, shprehet Peleshi.
Top Channel