Këler: Mbështesim integrimin e Shqipërisë

06/04/2010 13:10

Presidenti gjerman Horst Këler shpreh mbështetjen e vendit të tij për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një takim me homologun shqiptar, Bamir Topi,i cili ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare, Këler shprehu besimin në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok, si dhe vuri në dukje se shkëmbimi i vizitave i niveleve më të larta kontribuon në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik.

Nga ana e tij, Topi theksoi se Shqipëria e konsideron Gjermaninë si një partner strategjik shumë të rëndësishëm të saj. Kreu i shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Gjermania për proceset demokratizuese dhe integruese të vendit tonë, duke i dhënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së pranisë së investitorëve gjermanë në vendin tone, ku në këtë aspekt pritet që gjatë kësaj vizite, të firmoset Marrëveshja për Eleminimin e Tatimeve të Dyfishta.

Sipas njoftimit të presidencës, kreu shqiptar bëri edhë një pasqyrim të shkurtër mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe të zhvillimeve të brendshme, ku nënvizoi veçanërisht rëndësinë e riinstalimit të dialogut politik në vend mes mazhorancës dhe opozitës dhe e bashkëpunimit për reformat e rëndësishme, për të ruajtur vazhdimësinë e rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjen e aspiratave integruese të mbarë popullit shqiptar.

Topi shoqërohet në këtë vizitë, nga zëvendëskryeministri Ilir Meta, anëtarë të tjerë të qeverisë dhe zyrtarë të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA