Champions League, Inter në gjysmëfinale
06/04/2010 20:35
Inter është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Champions League pasi ka kaluar me sukses trasfertën e Moskës përballe CSKA-së.
Zikaltërit janë mjaftuar me një gol të shënuar nga Sneijder në minutën e 6-të të takimit nga një goditje dënimi. Më pas ndeshja nuk ka pasur histori, përvec kartonit të kuq të marrë nga lojtari vendas Odiah në minutën e 50-të pasi u ndëshkua dy herë me të verdhë.
Edhe ndeshja e parë e zhvilluar në “San Siro” u mbyll me të njëjtin rezultat. Skuadra tjetër gjysmëfinaliste që do ndeshet me Interin do dalë nga përballja mes Barcelonës dhe Arsenalit, të cilat do zhvillojnë aktin e dytë në “Camp Nou” pas barazimit 2-2 në “Emirates”.
Top Channel