NATO vlerëson se anëtarësimi në Aleancë i vendeve të Ballkanit perëndimor është dicka që kontribuon pozitivisht në sigurinë e rajonit dhe vetë Evropës.

Sipas përfaqësuesit të Departamentit të Diplomacisë Publike në selinë e NATO-s, James Snyder, anëtarësimi i vendeve të rajonit në Aleancë është një hap përpara për anëtarësimin në BE.

“Afrimi i vendeve të rajonit të Ballkanit drejt strukturave euro-atlantike është shumë i rëndësishëm për sigurinë. Arkitektura e re e sigurisë së NATO-s përkon me zgjerimin e Aleancës”, ka deklaruar Snyder.

Përsa i përket Kosovës, ai ka vlerësuar se shteti i ri po bën progres në fushën e sigurisë dhe ka saktësuar se për këtë arsye misioni i NATO-s do të zgjasë edhe 3 vjet e gjysmë.

Top Channel