Drejtoresha për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Freizer ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk është kusht për integrimin e Serbisë në BE.

Por sipas saj, Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të mos pengojë zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

“Duhet të gjendet një mënyrë që në të ardhmen, në forumet rajonale, të ulen në të njëjtën tryezë si përfaqësuesit nga Serbia, ashtu edhe ata nga Kosova”, ka pohuar Freizer.

Në qershor, Spanja do të organizojë në Sarajevë një samit mes BE-së dhe Ballkanit, ku pret që Serbia të mos mungojë për shkak të pranisë së Kosovës.

Top Channel