“Emri”, Athina: Pranojmë “Maqedonia Veriore”

05/04/2010 16:35

Numri dy i diplomacisë greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se Athina zyrtare është e gatshme ta pranojë termin “Maqedonia Veriore” për të zgjidhur kontestin e emrit me Shkupin.

“Emri Maqedonia Veriore është pjesë e kornizës së zgjidhjes së cështjes të propozuar nga Athina. Nëse kryeministri maqedonas e refuzon, atëherë i takon atij t’i sqarojë popullit të vetë perse ka ngecur procesi i integrimit”, ka pohuar Drucas.

Ai ka shtuar se Greqia dëshiron që kontesti në fjalë të zgjidhet sa më shpejt, duke nënvizuar se tani i takon Shkupit zyrtar që të tregojë vullnet politik.

Top Channel