Në të gjithë botën, ditëve të festave, një urim mjafton. Në Kosovë, nëse urimit i shtohen edhe disa dhurata, mund të realizohet një vizitë që shumë rrallë ndodh.

Presidenti i shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu u prit me nderime në një familje serbe të Graçanicës, ku i pari i vendit shkoi për të uruar Pashkët ortodokse.

Përpos dhuratave, Presidenti i Kosovës plotësoi edhe një kërkesë të gazetarëve serbë, të jap një urim për Pashkët në serbisht.

“Urimet më të mira për festën. Kjo është një fëstë shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzimin…Uroj që kjo festë të sjelël një klimë dhe atmosferë të re, që ne të ecim hapave te rinj dhe perspektivës së re për të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike”, deklaroi zoti Sejdiu.

Millosh Maksimovic, ndonëse mirëpriti Presidentit Sejdiu në shtëpinë e tij, ndrojtja që tregojë kur foli para gazetarëve mund të kuptohej si frikë nga etiketimi i Beogradit si tradhetar që rregullisht iu bëhet serbëve kosovarë kur pranojnë të takohen me udhëheqësit e shtetit kosovar. 

“Eh çfarë mund të them, falenderoj presidentin për vizitën dhe që ka ardhur pikërisht në festën tonë më të madhe” u shpreh njëri prej banorëve serbë të Graçanicës”, tha kryefamiljari Millosh Maksimoviç.
 
Ai që etiketimin tradhëtar i Serbisë e ka qëmoti, deputeti serb në Parlamentin e Kosovës, Sllobodan Petrovic, nuk e pati problem që të falenderojë Fatmir Sejdiun, i cili sipas Petrovic, me vizita të tilla tregon përkushtim për suksesin e shoqërisë multietnike të Kosovës.  
 
“Vizita e presidentit Sejdiu është një motiv më shumë që kjo familje serbe të mbetet këtu. Është qëllim i yni i përbashkët që të sigurojmë kushte për jetë normale për të gjithë qytetarët,dhe mendoj se ardhja e presidentit në këtë familje është një stimulim për të gjithë serbët që dëshirojnë të jetojnë në Kosovë”,tha  Sllobodan Petroviç,deputet i kuvendit të Kosovës
 
Presidenti i Kosovës, përsëriti disa herë që ai personlaisht eshte i përkushtuar për mirëqenien e të gjithëve në Kosovë. I pari i Kosoves pas vizites  u largua nga komuna e re serbe ne qender te Kosoves i kenaqur qe ne shtetin e ri , te pakten nje familje serbe i hap deren nje lideri shqiptar te Kosoves.  
 

Top Channel