Turqi, grushti i shtetit, lirohen 28 oficerë
03/04/2010 14:00
Në 48 orët e fundit në Turqi janë lënë të lirë 28 ushtarakë të tjerë, të arrestuar në shkurt pasi u konsideruan të përfshirë në një grusht shteti.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë turke. Grushti i shtetit ishte planifikuar kundër partisë islamike për Drejtësi dhe Zhvillim, e kryeministrit Taip Erdogan.
Mes ushtarakëve të liruar janë edhe gjeneralë në pension, por edhe admiralë e oficerë të tjerë ende në shërbim.
Top Channel