Somali, 13 persona të vrarë në Mogadisho
03/04/2010 13:25
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë gjatë natës si pasojë e përleshjeve të dhunshme të regjistruara në Mogadisho.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të shtypit, sipas të cilave konfliti i armatosur ishte mes trupave të rregullta të ushtrisë dhe rebelëve ekstremistë.
Të njëjtat burime shtojnë më tej se mes viktimave ka edhe gra e fëmijë dhe saktësojnë se 25 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Top Channel