SHBA, zjarr në një rafineri, 4 të vdekur

03/04/2010 10:40

Katër persona kanë humbur jetën dhe tre te tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një zjarri që ra në një rafineri në shtetin e Uashingtonit.

Incidenti ndodhi në oreët e para të së premtes, në një rafineri në Anakortez, teksa po kryheshin disa punime mirëmbajtjeje.

Shpërthimi, që shkaktoi një zjarr të fuqishëm, u dëgjua deri në 8 kilometra distancë dhe zjarrfikësve iu deshën dy orë për të vënë nën kontroll flakët. Ndërkohë, policia po heton cështjen ne fjale.

Top Channel