Rusi, vritet një polic në Dagestan
03/04/2010 12:15
Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në republikën kaukaziane të Dagestanit.
Sipas agjencive lokale të shtypit, persona të paidentifikuar kanë sulmuar policët në afërsi të fshatit Shontaul, në rajonin e Kizilyartovskit.
Nga Dagestani vinte edhe një nga dy kamikazet e reja që u hodhën në erë në metronë e Moskës të hënën e kaluar, ku humbën jetën 40 persona.
Top Channel