Putin-Chavez, marrëveshje për energjinë

03/04/2010 09:45

Kryeministri rus Vladimir Putin ka nënshkruar një seri marrëveshjesh kyce me presidentin venezuelian Hugo Chavez, gjatë një vizite në Karakas.

Chavez ka deklaruar se Rusia ka rënë dakord për të ndihmuar Venezuelën me një impiant bërthamor për energjinë dhe në ngritjen e industrisë së hapësirës.

Gjithësesi, lideri venezuelian, prej kohësh kundërshtar i politikës së Uashingtonit, ka theksuar se marrëveshjet nuk përbëjnë një aleancë kundër Shteteve të Bashkuara.

Në Karakas, për t’u takuar me kryeministrin Putin ishte ftuar edhe presidenti i Bolivisë Evro Morales. Mediat ndërkombëtare raportojnë se vizita e Putin në Venezuelë është më e rëndësishmja që prej vizitës së Bill Clinton në vitin 1999.

Top Channel