Peru, 20 të vdekur nga rrëshqitja e tokës
03/04/2010 09:10
Rreth 20 persona kanë vdekur në Peru, si pasojë e një rrëshqitjeje toke që ka përfshirë një fshat të tërë në lindje të vendit.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave 25 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Rrëshqitja e tokës është shkaktuar nga shirat e dendura. Zona është evakuar dhe presidenti i rajonit të Kuanukos ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme
Top Channel