Pashkët, Obama: Të shfaqim shpirtin human
03/04/2010 12:50
Presidenti amerikan Barack Obama i ka dërguar një mesazh popullit amerikan me rastin e festës së Pashkëve, duke kërkuar që të shfaqë ndjenjën e humanizmit.
“Ftoj të gjithë, besimtarë e jo besimtarë, që të bashkohen dhe të ndajnë së bashku shpirtin e humanizmit”, është shprehur Obama në mesazhin tradicional radiofonik.
Ai ka shtuar se të gjithë, pavarësish fesë në të cilën besojnë, mund të ndajnë në këtë ditë të shenjtë të njëjtën ndjenjë.
Top Channel