Pakistan, vriten 20 guerrilas islamikë

03/04/2010 11:35

Të paktën 20 guerrilas islamikë kanë mbetur të vrarë në një operacion të forcave pakistaneze të sigurisë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave operacioni është shtrirë në rajonin tribal të Orakzait, në veri-perëndim të Pakistanit.

Të njëjtat burime shtojnë më tej se gjatë operacionit gjashtë militantë të tjerë janë arrestuar.

Top Channel