Mbërrin në Kinë statuja e Sirenës
03/04/2010 10:30
Ka mbërritur në Shangaj statuja e Sirenës, simboli i Kopenhagenit, që do të vendoset në një panair. Pas një muaji “Expo 2010” do të hapë dyert në kryeqytetin kinez të ekonomisë.
Për momentin arka që përmban skulpturën do të mbetet e mbyllur në magazinat e agjencisë së doganave deri më 25 prill, kur do të transportohet në “Expo 2010”.
Panairi do të rrijë hapur deri më 31 tetor. Është hera e parë që statuja lë shtëpinë e saj që prej vitit 1913.
Top Channel