Kinë, skuadrat e shpëtimit hyjnë në minierë
03/04/2010 13:45
Skuadrat e shpëtimit kanë hyrë në minierën e qymyrit në provincën Shanxi, në Kinë, ku që prej së dielës janë bllokuar 153 minatorë nga një përmbytje.
13 efektivët e parë, 6 prej të cilëve polumbarë, kanë hyrë për të verifikuar kushtet e galerive, për të tërhequr më pas të tjerët.
Sipas agjencive kineze të lajmeve, në orët e fundit nuk janë dëgjuar më zëra nga thellësitë e nëntokës.
Top Channel