‘BP’: Do ta pastrojmë detin

03/04/2010 13:00

Pak orë pas deklaratës së presidentit Obama, i cili tha se kompania britanike ‘British Petroleum’ do përgjigjet për ndotjen në Gjirin e Mekikës, ka reaguar shoqëria ishullore.

Sipas BP, të gjithë koston e pastrimit të detit do ta paguajë shoqëria. “Ne marrim përgjegjësitë për të pastruar detin e ndotur”, theksohet në komunikatë.

Kompania shton gjithashtu se do dëmshpërblejë të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë ekologjike.  

Top Channel