Afganistan, zjarri aleat vret 6 ushtarë vendas

03/04/2010 09:35

Gjashtë ushtarë afganë kanë mbetur të vrarë në provincën afgane të Kunduzit, si pasojë e një incidenti me trupat gjermane.

Lajmin e ka bërë të ditur guvernatori i provincës, Mohamad Omar, sipas të cilit incidenti ndodhi gjatë një betejë kundër guerrilasve talebanë.

Sipas burimit, fillimisht rebelët vranë tre ushtarë gjermanë, duke shkaktuar reagimin e kontigjentit gjerman, i cili i ngatërroi ushtarët afganë me një grup rebelësh, duke qëlluar ndaj tyre.

Top Channel