“Liberation”: Duhet të ndryshojë Papa?

03/04/2010 21:20

Gazeta prestigjoze franceze “Liberation” e ka hapur numrin e sotëm me një titull provokues që pritet të ngjalle debate.

“Duhet të ndryshojë Papa?”, gërmëzohet në faqen e parë, titull që turbullojë më shumë ujërat në debatin rreth pozicionit të Vatikanit në lidhje me skandalet seksuale.

“Kisha për njerëzit e shek. XXI është një ndërmarrje njerëzore dhe do të gjykohet si e tillë”, shkruan ndër të tjera “Liberation”. Gjithashtu, gazeta kërkon një transparencë totale për të vendosur drejtësinë dhe të gjykojë të akuzuarit. “Ngelet për t’u parë nëse Papa aktual do dijë t’i përgjigjet kësaj krize”, thekson “Liberation”.

Top Channel