
Bizneset kanë rritur shqetësimet rreth mënyrës së bërjes së tenderëve, duke u ankuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për shkelje të afateve, fondit limit etj.
Në raportin e vitit 2009, APP thotë se numri i ankesave u rrit 2 herë më shumë krahasuar me një vit më parë.
Konkretisht gjatë vitit 2009 janë paraqitur në total 1100 ankesa, nga të cilat 498 ankesa kanë rezultuar të pavlefshme, për mosrespektim të shkallëve të ankimit, ose për paraqitje jo sipas formularit standard.
Vetëm për 67 ankesa është marrë vendim për modifikim të dokumenteve të tenderit. Në përfundim të hetimeve administrative, nga kjo drejtori janë vendosur gjoba, si dhe janë propozuar masa ndaj personave përgjegjës në mbi 50 për qind të rasteve.
Po ashtu, APP ka kryer inspektime në disa institucione qendrore, nga ku ka vendosur gjoba për rastet e konstatuara me shkelje të ligjit “Për prokurimet”.
Top Channel