Tadic, vizitë në Libi, takim me Gedafin
02/04/2010 12:25
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic do të vizitojë ditën e shtunë Libinë, ku pritet të zhvillojë një takim me liderin Muamar Gedafi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, të cilat kujtojnë se Libia është një nga vendet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Pritet që Tadic të kërkojë nga lideri libik vazhdimin e mëtejshëm të këtij qëndrimi, kundër shtetit të ri të Ballkanit.
Top Channel