Nje gjykatë serbe ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për një shtetas amerikan, që dyshohet për krime lufte, të kryera kur ka qenë oficer nazist gjatë pushtimit të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave 88 vjecari Peter Egner kërkohet për vrasjen e 17 mijë civilëve, kryesisht hebrenj, romë dhe të burgosur politikë në vitet 1941-43, gjatë pushtimit gjerman.

Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar gjykatës federale që t’i heqi shtetësinë Egnerit, gjerman i lindur në Jugosllavi, për shkak se nuk ka dhënë detaje nga jeta e tij kur ka kërkuar azil në SHBA në vitet 60. Pikërisht kjo gjë mund të lehtësojë procedurat për ekstradimin e tij në Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA