Përkujtohet 2 Prilli i 1991

02/04/2010 14:45

Eshtë përkujtuar sot në Shkodër përvjetori i 2 prillit të 19 viteve më parë kur vranë 4 deshmoret e demokracisë gjate demostrates antikomuniste ne qender te qytetit.

Për të përkujtuar të rënët e kësaj dite në këtë ceremoni ra në sy, për hërë të parë mungesa e drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike të cilët në cdo pervjetor kanë marrë pjesë në ceremonitë e organizuar në Shkodër.

Të vetmit përfaqësues të ishin disa nga deputete te qarkut te Shkodres. 2 prilli i vitit 1991 eshte perkujtuar me disa aktivite te cilat kane nisur me venien e kurorave dhe homazhe tek memoriali kushtuar “4 Deshmorëve të Demokracise”, Arben Brozit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekes dhe Nazmi Kryeziut.

Me pas deputet e Partise Demokratike te Shkodres kane bere vizita tek familjarët e deshmorëve te demokracise dhe me pas ceremonia perkujtimore eshte mbyllur me vendosjen e kurorave te luleve prane varrezave ku prehen kater deshmoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA