Kosovë, agjentët e policisë, me uniformë të re
02/04/2010 12:45
Në muajt e ardhshëm agjentët e Policisë së Kosovës do të qarkullojnë me një uniformë të re.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave autoritetet kanë shpallur konkursin për projektimin e uniformave.
Sipas burimeve, përgjegjëse për zgjedhjen e tyre do të jetë direkt qeveria e Kosovës, e cila është njohur me modelet paraprake.
Burimet shtojnë se qeveria u ka kërkuar kompanive konkurrente që uniforma të jetë e rehatshme dhe e dallueshme dhe saktësojnë se fituesja do të marrë 10 mijë euro.
Top Channel