Agjentët e Guardia di Finanza në Itali kanë sekuestruar një sasi rekord droge që vinte nga Shqipëria dhe kanë arrestuar tre shtetas shqiptare.
Numri një i policise shqiptare Hysni Burgaj deklaroi se, policia shqiptare pikasi disa skafe me droge te cilat u bllokuan ne Lece, pasi u njoftuan autoritetet italiane.
Nderkohe mediat italiane bëjnë te ditur se agjentët kanë sekuestruar 1 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, që ishte transportuar me pjesë.
Transporti i drogës është bërë përmes motoskafëve, të drejtuar nga tre shqiptarët e arrestuar, të cilët zbarkonin në zonën Torre San Xhenaro, në Brindizi.
Sektori i anti-drogës në GDF po punon për identifikimin e elementëve të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Top Channel