
Nën hijen e krizës më të madhe ekonomike qe ka kaluar ndonjehere vendi,grekët përgatiten për festën më të madhe të ortodoksisë, atë të Ringjalljes së Krishtit.
Por megjithëse cmimet janë pak a shumë të njëjta me ato të vjetshmet, tryeza e Pashkës këtë vit do të jetë më e varfër.
Arsyeja eshte se pas masave antikrize te qeverise greke,te ardhurat jane reduktuar ndjeshem duke filluar qe nga shperblimi i Pashkes,e ashtuquajtura rroga e 14 qe sivjet u ul ne masen 30%.
“Cmimet jane shume te mira, jane me te mira se te vjetshmet,cilesia eshte e shkelqyer. Duhet vecse te behen akoma me shume perpjekje”, thotë Luka Katseli,ministre e Ekonomisë,Konkurencës dhe Marinës.
Për më teper gjendja e ekonomise, papunesia,ligji i ri i fiskal,si dhe pesimizmi dhe pasiguria per te ardhmen kane bere qe fuqia konsumatore te zvogelohet.
Vertet qe prej se enjtes ne mbremje, qytetet e medha greke si Athina dhe Selaniku, po boshatisen nga besimtaret qe do te festojne Pashket jashte qendrave te medha urbane, por ne krahasim me vitin e kaluar numri i tyre eshte zvogeluar ne masen 15 %. Reagime te medha vazhdon te shkaktoje cmimi i larte i benzines qe vazhdon te ngelet i stabilizuar ne shumicen e pikave te karburantit ne 1 euro e gjysme.
Reduktim deri ne 15% ne rezervime e tyre njoftojne edhe hotelet ne te gjithe vendin dhe vendet turistike ku festohet ne menyre tradicionale Pashka.
Shembulli me karakteristik eshte ishulli i Korfuzit ku regjistrohet nje ulje e rezervimeve deri ne 40% te mberritjes se turisteve vendas dhe te huaj ne krahasim me vitin e kaluar.
Top Channel