Fyle: S’ndryshojmë qëndrim për Serbinë e Kosovën
02/04/2010 11:45
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Shtefan Fyle ka deklaruar se BE nuk ndryshon qëndrim përsa i përket cështjes së integrimit të Serbisë dhe asaj të pavarësisë së Kosovës.
“Nuk do t’i lidhim këto dy cështje. Cështjet dypalëshe duhet të zgjidhen paralelisht me integrimet evropiane para hyrjes në BE”, ka deklaruar Fyle në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”.
Por zyrtari evropian ka theksuar se cilido vend që synon të afrohet me BE-në duhet të tregojë se ka aftësi bashkëpunuese me vendet fqinje.
Ndërsa lidhur me deklaratat e disa zyrtarëve serbë se mes BE-së dhe Kosovës zgjedhin këtë të fundit, Fyle është shprehur se nga BE nuk është bërë një kërkesë e tillë.
Top Channel