
Në njëvjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Sali Berisha vlerësoi se vendi është futur në një epokë të re, në ndërtimin e të ardhmes së sigurtë në një partneritet dhe aleancë të ngushtë me kombet më të zhvilluara të botës.
Duke vlerësuar edhe njëherë se anëtarësimi në NATO është ngjarja me e rëndësishme pas pavarësisë, Berisha theksoi se që pas hyrjes në aleancë vendi ka hedhur hapa të rëndësishëm. Berisha përmendi zgjedhjet e qershorit, që sipas tij ishin më të mirat që Shqipëria ka patur ndonjëherë, sikurse edhe votbesimi nga qeveritë anëtare të Bashkimit Europian.
Mazhoranca qeverisëse, një ndër premtimet elektorale të saj ka patur anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, ndaj Berisha në fjalimin e tij në ceremoninë e organizuar në njëvjetorin e anëtarësimit në NATO, theksoi se Shqipëria, në momentin kur ka dorëzuar edhe përgjigjet e pyetësorit angazhohet për reforma me seriozitet dhe vendosmëri.
Top Channel