
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 1 janari 2010 do të jetë objekt hetimi i prokurorisë, duke marrë në konsideratë kallëzimin e bërë nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorëve.
Burime zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë konfirmojnë për “Shqip” nisjen e hetimeve nga ana e prokurorisë, e cila në ditët e fundit ka qenë e pranishme në zyrat e ERE-s për të mbledhur materialet e mundshme rreth vendimit që mori bordi i komisionerëve për rritjen e tarifave.
Sipas kreut të ERE-s, Bujar Nepravishta, pozicioni i Entit Rregullator gjatë procesit të vendimmarrjes për shtrenjtimin e energjisë elektrike ka qenë tepër i vështirë, pasi të tria kompaninë e sektorit energjetik kërkuan rritje të tarifave, nga 44 deri në 80 për qind.
Drejt prokurorisë ka mbërritur dhe një akuzë tjetër që lidhet me abuzimin e faturave të energjisë elektrike, ku nga konstatimet e para del se llogaritja e kilovatit me tarifat e reja ka nisur dy javë para se të hynin në fuqi.
Top Channel