Zgjedhjet, Karzai akuzon misionin e OKB-së

01/04/2010 17:40

Presidenti afgan Hamid Karzai ka akuzuar vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve për mashtrim në procesin e diskutueshëm të vitit të kaluar.

Karzai ka pranuar se ka pasur parregullësi, por ai ka fajësuar për këtë ndërkombëtarët, duke deklaruar se OKB ishte vatra e mashtrimit.

Karzai e ka vënë theksin tek Peter Galbraith, atëherë zevendespresident i misionit të OKB-së, i cili sipas tij ka organizuar mashtrimet.

Karzai akuzon Galbraith se ka furnizuar me detaje mediat ndërkombëtare, me synimin për të denigruar emrin e tij.

Nga ana e tij, zyrtari ndërkombëtar i ka cilësuar akuzat si të pabesueshme. “Në zgjedhjet presidenciale dhe ato provinciale ka pasur shkelje. Pa dyshim shkelje masive”, ka deklaruar Galbraith.

Top Channel