Xhufi: Berlusconi, njeri i aksionit

01/04/2010 22:00

Politikani i njohur shqiptar, Pëllumb Xhufi, dikur diplomat, duke komentuar zhvillimet politike në Itali ka deklaruar se kryeministri Berlusconi përfiton nga avantazhi i qëndrueshmërisë së qeverisë së tij.

“Berlusconi luan me këtë ide në një vend si Italia, që ka qënë i pastabilizuar politikisht dhe ndërronte qeveritë dy herë në vit. Berlusconi tregon qendrueshmërinë. Rëndësi ka që ai e ka kuptuar këtë nevojë të publikut italian”, ka pohuar Xhufi.

Sipas tij, Berlusconi është një kryeministër eficent, që di të zgjidhë problemet duke konfirmuar praninë e shtetit ndaj nevojave të qytetarëve.

“Për shembull është cështja e plehrave në Napoli. Erdhi Berlusconi, bëri një ndërhyrje, mobilizoi ushtrinë dhe e pastroi Napolin. Ndodhi gjithashtu tërmeti në Abruco, edhe aty bëri një sforcim që i forcoi imazhin e njeriut të aksionit, që shteti ndërhyn në nevojë”, ka shtuar Xhufi.

Top Channel