Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me anëtarët e rinj të kabinetit të tij.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjatë takimit Thaci ka kërkuar nga ministrat angazhim për riafirmimin e qeverisjes së mirë.

Thaci ka theksuar se prioritetet e qeverisë së tij mbeten gjallërimi i situatës ekonomike dhe procesi i integrimit në NATO.

“Qeveria do të vazhdojë të angazhohet në afirmimin e qeverisjes së mirë, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe në integrimin e tij në strukturat euro-atlantike”, ka deklaruar Thaci.

Ndërkohë, futja e 7 elementëve të rinj në qeverinë e Republikës së Kosovës nuk shënon fundin e reformimit të kabinetit. Një valë ndryshimi pritet të pasojë dhe që pritet të prekë kryesisht postet e zëvendëskryeministrave.

Disave prej tyre do t’u ndërrohet sektori, ndërsa disa të tjerë do të zëvendësohen me eksponentë të rinj. Kështu, sipas të gjitha gjasave, zëvendësministër i Integrimit nga radhët e PDK-së do të jetë ish-ministri i Brendshëm Zenun Pajaziti, ndërsa nga radhët e LDK-së, Dardan Gashi.

Ndryshime pritet të bëhen edhe tek krerët e kompanive publike, në sektorët e sigurisë, etj.

Top Channel