Tension i lartë në Jeruzalem
01/04/2010 10:35
Tension i lartë në Jeruzalem, ku palestinezët janë mobilizuar për të arritur në masë në xhaminë e al-Aqsa.
Radiot palestineze kanë kërkuar që prej të mërkurës në mbrëmje që qytetarët të shkojnë në Jeruzalem për të mbrojtur vendet e shenjta të myslimanëve nga agresionet e lëvizjeve ekstremiste hebraike.
Ndërkohë policia egjiptiane ka përforcuar prezencën e vetë në rajon dhe në zona të tjera të qytetit.
Top Channel