Tadic: Ndërkombëtarët të respektojnë dinjitetin e Serbisë

01/04/2010 10:30

Presidenti serb, Boris Tadic kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të respektojë dinjitetin e Serbisë, ndërsa theksoi se vendi i tij nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, Serbia “nuk është e gatshme të kalojë vijat e kuqe” kur vjen puna tek Kosova, duke përsëritur se Beogradi respekton parimet e OKB-së.

Telegraf bën të ditur se presidenti serb u shpreh se takimet ndërkombëtare apo rajonale nuk mund të  përdoren si mundësi për të pranuar “as drejtpërdrejtë, as në mënyrë të tërthortë shtetet që nuk ekzistojnë”.

Top Channel