" /> ">

“Skënderbej”, Berisha: Projekti i bashkisë, i padobishëm

01/04/2010 19:10

Kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi seancën e sotme plenare për të shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet sheshi “Skëndërbej”, duke sjellë në vëmendje përplasjen e fundit mes tij dhe kreut të Bashkisë, Edi Rama.

Berisha theksoi se ka ftuar Ramën që të gjejnë komunikim të përbashkët rreth kësaj cështjeje, e cila nuk ka nevojë për kundershti politike.

Duke vlerësuar rolin tepër të rëndësishëm, njëherazi edhe simbolik të sheshit “Skënderbej”, Berisha theksoi se kjo pjesë e qytetit nuk është vend për qytetarët e thjeshtë, por vetëm për zyrtarët dhe drejtuesit e automjeteve.

“Kam parë projektin e bashkisë dhe zgjidhja per trafikun e makinave është fare e padobishme. Perqendrimi i trafikut te makinave në nje segment të ngushtë pas pallatit të Kulturës është zgjidhja me e keqe”, u shpreh Berisha.

Kryeministri theksoi se për këtë shesh duhet patjetër një projekt që t’i japë zgjidhje trafikut të makinave ashtu sikurse të krijohen lehtësi edhe për këmbësorët.

“Qeveria është e gatshme që të japë të gjitha kontributet e veta”, u shpreh Berisha, duke theksuar se në shesh patjetër duhet të ketë treg, sepse nuk mjafton mbjellja e disa pemëve dhe rregullimi i rrugës.Sipas tij, sheshi “Skëndërbej” është fytyra e Tiranës, ndërsa hodhi akuza ndaj opozitës se nuk mirëpret ofertën e qeverisë duke mbrojtur interesat e disa personave.

 

Top Channel