
Shfrytëzonte si prostitutë një të mitur, pranga një 32-vjeçari nga qyteti i Elbasanit.
Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, pas një periudhë dymujore hetimi, u finalizua me sukses operacioni “Hëna e re” ku u bë i mundur ndalimi i 32-vjeçarit, A.Brahja, banues në lagjen “Vullnetari”.
I njëjti burim konfirmon se ndalimi i tij u bë pasi në lagjen “5 Maji” është kapur në flagrancë, duke shfrytëzuar për prostitucion dhe për qëllime përfitimi të miturën me iniciale N.B, 16 vjeçe, në një banesë të marrë me qira për këtë qëllim.
Mësohet se për çdo klient të të miturës Brahja përfitonte 4000-5000 lekë.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe sekuestruan 4000 lekë të reja, si dhe objekte të tjera të cilat kanë shërbyer për realizimin e kësaj veprimtarie.
Ndërkohë, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për 16-vjeçaren.
Top Channel