Policia serbe arrestoi disa aktivistë të të drejtave të njeriut në Beograd për shkak se ata kishin shkruajtur në muret e parlamentit të vendit fjalën ‘genocid’.

Ky veprim i tyre erdhi në përgjigjje të rezolutes së parlamentit që kishte evituar nga rezoluta për masakren e Srebenices, fjalën ‘genocid’.

Pas pesë orë ndalimi policia liroi aktivistët dhe rreth orës 3 pas mesnate u fshinë të gjitha parrullat.

Këta aktivistë janë të mendimit se përballja me të kaluarën është rruga më e mirë për perspektivën e vendit dhe jo përfitimi nga ndihmat e ndryshme.

Kuvendi po shqyrton një rezolutë tjetër ku do të shqyrtojë krimet në ish-Jugosllavi, sidomos ndaj serbëve.

Top Channel