I sapoemëruari në postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka nevojë për reforma dhe ato do të ndodhin gjatë mandatit të tij.

Sipas Telegraf, Rexhepi theksoi se policia e Kosovës ka nevojë për kuadro të reja, të shkolluara. Ai ka deklaruar se është kompetencë e kryeministrit të Kosovës për largimin apo jo të drejtorit të Policisë, Sheremet Ahmeti, por nuk ka dhënë sqarime nëse do të kërkojë nga kryeministri largimin e Ahmetit.

“Reforma sigurisht që do të ketë, nëse mendohet për drejtorin ajo është përgjegjësi e kryeministrit, mirëpo ka nevojë për reforma”, është shprehur ministri Rexhepi.

Top Channel