
Përfaqësues të partive opozitare në Kosovë kanë deklaruar se ndryshimet e bëra së fundmi në qeveri nuk do të sjellin përmirësime por rritje të korrupsionit.
“Nëse deri tani ka pasur 50 përqind korrupsion, tani e tutje Kosova do të ketë 100 përqind korrupsion, pasi disa nga emrat e rinj të kabinetit kanë dosje për shpërdorim të detyrës”, ka deklaruar nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.
Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci është shprehur se ndryshimet në qeveri janë bërë posacërisht për interesat e kryeministrit Thaci dhe presidentit Sejdiu.
“Numerikisht mendoj se qeveria është plotësuar, por esenca e këtyre ndryshimeve tregon se mbeten interesat e ngushta të dy liderëve”, ka pohuar Daci.
Top Channel