
Shoqata e Ndertuesve, ajo e Arkitekteve dhe Inxhiniereve konsulente, firmosen nje memorandum bashkepunimi, qellimi i te cilit eshte rritja e komunikimit dhe bashkepunimit nderrmjet ketyre tre shoqatave per te trajtuar me specialiste te mirefillte gjendjen e aktivitetit te ndertimit ne vendin tone.
Mosfunksionimi per kohe te gjate i organeve vendimarrese si KRRTRSH apo KRRT-te e njesive vendore, sipas ndertuesve ka shkaktuar paralizimin e veprimtarise ndertimore dhe sipas shoqatave firmëtare ky eshte problem kryesor, por jo i vetmi ne sektorin e ndertimit qe kerkon zgjidhje te menjehershme.
Perfaqesuesit e këtyre shoqtave verejne se mungon partneriteti me administraten publike ne hartimin e akteve ligjore e nenligjore ne aktivitetin e ndertimit. Per rrjedhoje palet bien dakort per nje koordinim te frytshem me te gjitha institucionet publike per venien ne dukje te ketyre problemeve.
Top Channel