Mbeturina përgjatë rrugës Vlorë-Fier

01/04/2010 15:55

Me qindra tonelata mbeturina hidhen cdo ditë përgjatë rrugës Vlorë-Fier. Banorë të zonës, pronarë lokalesh por edhe autoritete vendore kanë zgjedhur si vend për shkarkimin e mbeturinave urbane anët e rrugës e cila pas disa javësh duhet të jetë një nga akset kryesore që do presë turistët e huaj dhe vendas në zonën e bregdetit të jugut.

Në kilometrin e 10 të këtij aksi gjenden depozita për hedhjen e mbeturinave. Ne një gjatësi prej disa kilometrash në afërsi të fshatit Bestrovë dhe pikërisht tek Kodra e Ullinjve anët e rrugës janë të mbuluara nga mbetjet e inerteve si dhe të mbeturinave të ndryshme që hidhen pa kriter si natën ashtu dhe më mes të ditës.

Nje pjese e madhe e ketyre mbetjeve duket se vijne nga spitalet dhe qendrat shendetesore sepse duken qarte mbeturinat e hedhura. Institucionet përkatëse si nga komuna qëndër ashtu dhe nga bashkia e Vlorës nuk kanë marrë asnjë masë për heqjen e këtyre mbetjeve si dhe penalizimin e personave përgjegjës që ndotin përditë qytetin dhe bregdetin e Vlorës.

Top Channel