Krujë, atentat ndaj një 50 vjeçari

01/04/2010 23:55

Vritet 50 vjeçari Arben Duka, në lagjen Sekseraj të rrethit të Krujës.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës mësohet se ndërsa Duka ka mbërritur në oborrin e  pallatit të tij me makinë dhe po e mbyllte atë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar mbi të me breshëri automatiku ç’ka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 50 vjeçarit.

Policia u lajmërua prej banorëve të pallatit pak kohë pas të shtënave. Me të marrë informacionin policia e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke rrethuar zonën, por pa mundur dot të gjejë autorët e krimit.

Në ndihmë të komisarit të Polcisë së Krujës kanë mbërritur edhe forca speciale të Qarkut të Durrësit si dhe drejtori i policisë së këtij Qarku, ndërsa postoblloqe policie janë ngritur në të gjitha hyrje-daljet e rrugëve kryesore të qytetit.

Arben Duka kishte tre fëmijë dhe ishte i pa pune, ndërsa pista që po hetohet për vrasjen e tij dyshohet ndonjë zënkë e momentit pasi sipas polcisë ai nuk ka qënë njeri problematik.

Top Channel