
Kontrolli në zonën veriore të Kosovës ka cuar në përplasjen mes Policisë së Kosovës dhe asaj të misionit EULEX, e cila mban në radhët e saj agjentë që kanë shërbyer në kuadër të policisë së UNMIK-ut.
Për këtë arsye, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe ekspertë të fushës së sigurisë kanë sugjeruar që EULEX të heqë nga përbërja e tij policët që kanë punuar në kuadër të UNMIK-ut.
“Ata janë një pengesë për veprimet e policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës, për shkak të ngarkesës dhe mungesës së përshtatjes me rrethanat e reja në vend”, ka deklaruar drejtori i policisë kufitare, Behar Selimi.
Selimi ka shtuar më tej se këto përplasje ndihen më shumë në aktivitetet e policisë në veri të Kosovës, kryesisht në portat 1 dhe 31.
Top Channel