Korcë, instalohet sistemi i kompjuterizuar në bashki

01/04/2010 12:45

Një sistem i ri i komjuterizuar për taksat vendore është instaluar në Drejtorinë e të Ardhurave në bashkinë e Korcës. Sistemi i ri komjuterik mundëson një administrim më të efektshem të të ardhurave dhe vjeljes së taksave vendore.

Drejtoria e Taksave që më parë i kryente shërbimet në mënyrë manuale ka nisur zbatimin e programit të ri që për pushtetin lokal do të thotë që me rritjen e të ardhurave të ofrohet një shërbim më i shpejtë dhe më efikas për qytetarët dhe taksapaguesit.

Përurimi i sistemit të ri të kompjuterizuar është bërë në një ceremoni të përbashkët të USAID-it dhe bashkisë së Korces. Shiriti i perurimit eshte prere nga drejtori i misionit te USAID-it ne Shqipëri Joseph Williams dhe kryebashkiaku Niko Peleshi. Sherbimi i komjuterizuar thjeshtezon procesin per pagesen e taksave nga qytetaret dhe bizneset dhe i siguron drejtorive mundesine per te hedhur ne rrjet dhe per te kontrolluar te ardhurat lokale.

Top Channel