Kacin: Rezoluta për Srebrenicën, e paplotë
01/04/2010 13:50
Eurodeputeti slloven, Jelko Kacin e ka quajtur të paplotë rezolutën e parlamentit serb për Srebrenicën.
Sipas Kacin, bën të ditur Telegraf, dërgimi i mesazheve të papërfunduara nuk është politikë evropiane dhe marrje përsipër e përgjegjësive për pajtim që Serbia dhe qytetarët e saj e meritojnë, dhe të cilat tërë rajoni tashmë prej kohësh e pret.
Sipas tij, që deklarata të ketë qëllimin dhe vlerën e saj të vërtetë, nevojitet që Serbia të respektojë plotësisht vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe që në mënyrë eksplicite të pranojë se në Srebrenicë është bërë gjenocid.
Top Channel