Irinej: Kosova, Jeruzalemi ynë
01/04/2010 18:15
Patriarku serb, Irinej, në mesazhin e tij me rastin e Pashkëve, ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe do të vijojë lobimin kundër pavarësisë së Kosovës.
“Kosova është Jeruzalemi ynë, ku gjenden manastiret dhe kishat serbe. Ne lutemi për paqe dhe kthim tek Kosova jonë, djepi ynë shpirtëror”, ka pohuar Irinej.
Më tej, në mesazhin e tij, patriarku serb ka shtuar se aktualisht në Kosovë ka mungesë të paqes dhe lirisë.
Top Channel