
India do të nisë regjistrimin e 1.2 miliardë banoreve te saj. Për këtë proces duhet një vit dhe 2.5 milionë zyrtarë do bredhin shtëpi me shtepi për të mbledhur të dhënat për gjininë, fenë, profesionin, edukimin e të gjithe banorëve.
Qeveria do të përdorë të dhënat kombëtare biometrike për të lëshuar kartat e identitetit. Ky është numërimi i 15-të në Indi dhe procesi për herë të parë është bërë në vitin 1872.
Regjistrimi do të kërkojë konsumimin e 11 milionë tonelatave letër dhe do të kushtojë 1.3 miliardë dollarë.
Zyrtarët e konsiderojnë regjistrimin si një detyrë tepër të rëndësishme, ndërsa kompanive do t’u jepen më shumë lehtësi për të identifikuar tregun.
Rezultatet e plota të numërimit do të publikohen në mesin e vitit 2011.
Top Channel