Haga refuzon kërkesën e Karaxhic
01/04/2010 15:15
Gjykata e Hagës ka refuzuar në seancën e sotme kërkesën e ish-liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhic, i cili ka kërkuar serish shtyrje për të përgatitur mbrojtjen.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase. Gjykimi ndaj Karaxhic filloi para pesë muajsh, por u ndërpre për shkak të kërkesës së të pandehurit, për të hartuar mbrojtjen.
Karaxhic përballet në këtë proces me 11 akuza, mes të cilave ajo për genocid dhe krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës së viteve ’90 në Bosnje.
Top Channel